Mirësevjen në portalin e Sinjalizuesve të Besuar të Internetit ASP në bashkëpunim me AKCESK po organizojnë Akademinë e Sinjalizuesve të Besuar të Internetit.

Thirrje për aplikime

Nëse je një përdorues i përgjegjshëm i internetit apo aktivist me eksperiencë në programe për kundërshtimin e narrativave të gjuhës së urrejtjes, ekstremizmit apo materialeve të dëmshme për të miturit, je i mirëpritur që të bëhesh pjesë e Akademisë së Sinjalizuesve të Besuar në internet 2024.

Çertifikimi në këtë cikël trajnimesh do t’ju mundësojë anëtarësimin në rrjetin e Sinjalizuesve të Besuar dhe raportimin e privilegjuar në platformat ndërkombëtare.

Me shume

Kush jemi ne

Ofruesit e platformave online kanë ndërtuar filtra dhe programe teknologjike për të identifikuar përmbajtjen e paligjshme që qarkullon në hapësirën online me qëllim bllokimin e saj. Megjithatë, inteligjenca artificiale ka kufizime dhe nevojitet që të ketë ndihmën njerëzore

Platformat e mediave sociale kanë inkurajuar përdoruesit individualë dhe organizata me ekspertizë për të raportuar kete lloj përmbajtjeje falë një komunikimi të drejtpërdrejtë me stafin e tyre. Këta kontribues vullnetarë quhen "Sinjalizues të Besuar”..

Me shume

Rrjetet kryesore te monitoruara

Twitter

Facebook

Youtube

Linkedin

Tik Tok

 

Si funksionon raportimi i prioritizuar

Kontroll rrjeti
Raportim Rasti
Certifikim Raportimi
Web i paster

Zbatuar nga

Financuar nga


Me mbështetjen financiare
të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun
të Ambasadës së SHBA në Tiranë