Thirrje për aplikime në Akademinë e Sinjalizuesve të Besuar në internet - 2024

Nëse je një përdorues i përgjegjshëm i internetit apo aktivist me eksperiencë në programe për kundërshtimin e narrativave të gjuhës së urrejtjes, ekstremizmit apo materialeve të dëmshme për të miturit, je i mirëpritur që të bëhesh pjesë e rrjetit shqiptar të Sinjalizuesve të Besuar.

Akademia e Studimeve Politike (ASP) në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Elektronike (AKCESK) organizojnë ciklin e dytë të trajnimeve për identifikimin dhe bllokimin e përmbatjes së paligjshme online, legjislacionin dhe të drejtat në këtë fushë si dhe ndarjen e eksperiencës më të mirë në këtë sektor në Evropë dhe SHBA. Programi mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë

Rreth 15 pjesëmarrësit e Akademisë do të bëhen pjesë e konkursit të monitorimit të përmbajtjes së paligjshme në një periudhe 3 mujore (maj – korrik 2023), në Facebook, Twitter, Instagram, Tik-Tok apo Youtube, duke u krijuar një raportim të prioritizuar nga platformat ndërkombëtare, nën asistencën e ekspertëve më të mirë vendas dhe të huaj.

Për sinjalizuesit me më shumë raportime ofrohet një bursë e plotë certifikimi 4 mujore në profilin e kodimit të Academy Coding dojo inc si dhe çmime për sinjalizuesit e tjerë. 

Certifikimi nw këtë cikël trajnimi ju krijon mundwsinw qw tw anwtarwsoheni nw Rrjetin Shqiptar tw Sinjalizesve tw Besuar, komuniteti i regjistruar pranw Rrjetit Ndërkombëtar Kundër Urrejtjes Kibernetike (INACH), grupimi më i madh i organizatave të angazhuara në luftimin e urrejtjes, ekstremizmit dhe nxitjes së dhunës në internet.

AKCESK dhe institucione të tjera shtetërore do të ftohen gjithashtu të ofrojnë praktika ose forma të tjera trajnimesh dhe bashkëpunimi me rrjetin e Sinjalizuesve të Besuar, duke garantuar vijimin e mëtejshëm të formimit dhe bashkëpunimit profesional të pjesëmarrësve më të mirë.

Personat e interesuar mirëpriten të dërgojnë një letër motivimi dhe një CV personale në adresën e emailit rsb@asp.al  

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 30 prill 2024, ora 16.00